Tentuan shitjen e fëmijës për 25 dollarë

26/06/2010 01:20

Një çift amerikan tentoi shitjen e foshnjës së tyre 6 muajsh për vetëm 25 dollarë.

Patrik Fusek, 38 vjeç dhe Samanta Tomasini, 20 vjeç u arrestuan në flagrancë prej autoriteteve amerikane teksa u thanë dy grave që dilnin nga një supermarket në Kalifornia nëse ishin të interesuara të blinin një fëmijë.

Fatmirësisht shitja e foshnjes nuk u krye, kjo falë ndërhyrjes së autoriteteve të cilat vunë nën pranga të dy prindërit që akuzohen për vendosje në rrezik të jetës së fëmijës.

Top Channel