Taksat për tregtarët e vegjël, ankohet shoqata

26/06/2010 16:10

Shoqata e tregtarëve të vegjël ankohet për taksat e larta të vendosura si nga qeveria ashtu edhe nga pushteti lokal, si dhe per menyren e pagesës së taksave.

“Të gjitha bashkitë për të mbyllur kusuret e tyre i drejtohen biznesit të vogël”, thotë Niko Zherdi, kryetar i Shoqatës së Tregtarëve Bujqësorë.

Sipas Zherdit keto kosto te tregtareve do te bien ne kurriz te konsumatorit.

“Biznesi nuk i përballon do të gjithë këto shpenzime ndaj do të rrisi cmimet, do të bien shitjet e konsumatori do të blejë më pak”, u shpreh Zherdi.

Sipas Zherdit shume nga bizneset e vogla  tregtare punesojne disa pjesëtare nga e njejta familje dhe falimentimi i tyre do te thote heqja e te ardhurave per nje familje te tere.

Top Channel