Mediu: Masa për mbrojtjen e pyjeve nga zjarri

25/06/2010 14:20

Ministri i Mjedisit dhe Pyjeve Fatmir Mediu gjatë një takimi në prefekturën e Durrësit me krerë institucionale të pyjeve, policisë dhe njësive të pushtetit vendor ka kërkuar plan masash dhe bashkëpunimin e të gjithe aktorëve në mbrojtje të pyjeve dhe kullotave nga zjarret, duke i kujtuar pushtetit vendor se nje pjese e mirë e tyre janë në menaxhimin e komunave dhe bashkive.

Ne qarkun e Durresit jane demtuar nga zjarret afro 40 hektare pyje dhe kullota. Gjate stines se nxehte rreziku me i madh pervec atij per shkaqe natyrore mbeten zjarret aksidentale dhe ato të vëna në mënyrë të qëllimshme për të siguruar më shumë kullota.

Rrethi i Durresit numeron mbi 8500 ha pyje dhe kullota dhe zonat me te prekura nder vite jane ajo e Ishmit, zona e Currilave, e Porto Romanos dhe Gryka e minieres se Kamzes, ndersa ne Kruje me te prekura mbeten zona e Krastes dhe Parku i Qafe Shtames.

Top Channel