Cakuli: Vendimi i gjykatës, pa bazë ligjore

24/06/2010 21:45

Sipas drejtorit të emisionit investigativ “Fiks Fare”, Filip Cakuli, i cili ka folur në “Top Story” për cështjen “Pango”, vendimi i marrë nga Gjykata e Tiranës nuk ka marrë ende një formë të prerë.

“Vendimi i Gjykatës së Tiranës ka një bazë jo ligjore. Gjyqtari mbështetet në vendimin e prokurorisë dhe jo vetëm kaq por ka marrë vetëm pjesën që i takonte për të mbrojtur ish ministrin”, theksoi Cakuli. Në vijim ai shtoi se i njëjti gjykatës ka dënuar edhe Fatos Nanon që jo vetëm ka dalë i pafajshëm, por dëmshpërblimi që ka marrë është 7.2 milionë lekë.

“Gjykata nuk e kupton se cfarë është gazetaria investigative”, theksoi Cakuli. Sipas tij, ministri nuk do të largohej nga ai post nëse vajza nuk do të kishte shkuar brenda në shtëpi.

“E merr në telefon vajzën në orën 7:15 dhe i tregoi shtëpinë. Vajza e pyeti disa herë: kjo është zyra juaj? Ajo shkoi deri tek dera e shtëpisë. Për të ruajtur privatësinë e banesës, ministri e pyeti për dokumentat”, rrëfeu Cakuli historinë e infiltrimit të gazetares në shtëpinë e ish ministrit.  

Top Channel