Shkruan fjalë të pista? Kompjuteri të dënon

23/06/2010 20:40

Quhet Pepper Mouth dhe është një pajisje teknologjike e projektuar nga Ultra Modern Life. Ajo është ideuar nga një student që ka dashur të krijojë një metaforë teknologjike të sjelljes së gjyshes, e cila kur e dëgjonte që fliste keq, i vendoste piper në gojë.

Studenti quhet Ozge Kirimlioglu dhe shpikja e tij synon t’i japë një zhvillim moralizues përhapjes së vullgaritetit të rrjeteve sociale dhe blogjeve.

Mjafton të lidhësh pajisjen e Ozge me kompjuterin nëpërmjet një USB-je dhe sa herë që do të përdoret një fjalë e pistë do të ndizet një dritë e kuqe si paralajmërim.

Nëse vazhdohet akoma, aparati i ngarkuar me bombula me erë të keqe do të fillojë të lëshojë aromën mbytëse.

Top Channel