“The Guardian”: Marramendëse gjoba ndaj Top Channel

22/06/2010 15:30

Gazeta prestigjioze  “The Guardian” i ka kushtuar sot një shkrim të vecantë gjobës vënë Top Channel nga gjykata e Tiranës javën e shkuar.

“Gjobitet televizoni shqiptar që ekspozoi ministrin i cili kërkonte seks”.

Ky është titulli këtij  shkrimi, i cili me detaje u tregon lexuesve britanikë se si një gjykatë shqiptare vendos një gjobë marramendëse ndaj një televizioni që zbuloi skandalin.

Televizioni shqiptar Top Channel vijon artikulli, është gjobitur me 400.000 mijë euro, pasi ka transmetuar filmime ku shikohet një ish-ministër duke i kërkuar favore seksuale një vajze të re në këmbim të një vendi pune.

Gjoba vjen pasi një gjykatës vendosi se filmimet janë siguruar në mënyrë ilegale dhe kështu televizioni duhet t’i paguajë ish-ministrit të Kulturës Ylli Pango dëmshpërblimin.

‘The Guardian’ në vazhdim të shkrimit shkruan se programi investigativ “Fiks Fare” tregoi zotin Pango së bashku me një aplikante për punë në vilën e tij duke i kërkuar asaj të zhvishej në mënyrë që ai të shikonte nëse ajo ishte e përshtatshme për një punë në sektorin e turizmit.

Kjo gazetë britanike nuk harron të rikujtojë faktin se kryeministri shqiptar menjëherë pas transmetimit të filimimeve, pushoi nga puna Pangon, ndërkohë që ky i fundit ngriti pretendimin se ishte viktimë e një investigimi mediatik.

Top Channel