Rama: Nuk ka zgjedhje pa u plotësuar kushtet

22/06/2010 18:25

Kryetari i PS-së Edi Rama duke folur për “Zërin e Amerikës” ka deklaruar se partia e tij nuk tërhiqet nga beteja për transparencë. Ai theksoi gjithashtu se nuk do të ketë zgjedhje të tjera në vend, nëse nuk sigurohen kushtet për një proçes të lirë dhe të ndershëm.

“Nuk heqim dorë nga aksioni ynë. Do të vazhdojmë betejën tonë për transparencë… Protestat janë ndaluar për një moment reflektimi për arritjen e një kompromisi për krizën”, është shprehur Rama.

“Berisha duhet të harrojë çdo lloj mundësie për të mos na pasur përballë. Na ka dhe do të na ketë në këtë betejë. Ne nuk i shmangemi asnjë sfide. Pa plotësuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk do të ketë zgjedhje, por një ballafaqim demokratik që do të vazhdojë të përshkallëzohet”, theksoi kreu i PS-së.

Duke folur për liberalizimin e vizave, Rama theksoi se Shqipëria nuk duhet të penalizohet për shkak të ngërçit politik.

Top Channel