Juristet: Transparenca, prevalojnë qytetarët jo ministrat

22/06/2010 15:20

A kane të drejte gazetarët investigative të hetojnë mbi personat e veshur me pushtet dhe a duhet të publikojnë edhe pjesë të jetës së tyre private?

Këtë pyetje i kemi drejtuar zonjës Vjollca Mecaj, deri pak kohë më parë gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese dhe tani kryetare e Komitetit të Helsinkit.

“Të gjithë qeniet njerëzore gëzojnë të drejtat e njeriut, por një pjesë e tyre shumohen apo pakësohen, sa kohë një individ vishet me pushtet. Sa më lart një individ është në pushtet, aq më tepër publiku kërkon të njohe sjelljen e tij, pasi njerëzit duan të informohen për këtë person që e kanë mandatuar”, u shpreh Mecaj.

Por ndersa Gjykata e Strasburgut ne ceshje te tilla, ka anuar plotesisht ne mbrojtje te lirise se informimit, transparences, dhe gazetarise investigative, gjyqtari Agim Bendo qe e ka per detyrim te zbatoje rekomandimet e Strasburgut e ka pare te udhes te vendose me mendjen e tij.

“Nëse dikush është drejtor apo ministër edhe Gjykata e Strasburgut e jep të drejtën për t’u informuar rreth jetës private. Nëse një anëtar i një gjykate, për të cilin ne presim që të na japë të drejtë, por në fakt ai grindet me fqinjët e tij, atëherë informimi ne na zbulon se cfare ka ky njeri në thelbin e vet”, u shpreh Mecaj.

Vendimi duket i njenashem, i qellimshem dhe politikisht i ndikuar edhe nga shuma me  te cilen Agim Bendo mendoi te gjobise Top Channel, 400 mije euro. Nje shume mijëra here me e larte sec mund te  perfitoje nje qytetar i thjeshte. Shembujt e sjellë nga zonja Mecaj tregojne se nje vajze e trafikuar dhe e dhunuar per dhjetera vjet ka arritur me shume pengesa te perfitoje një demshperblim prej 2 milion lekesh.

Gazetaret gezojne te drejten e informimit dhe gazetaria investigative luan nje rol te rendesishem ne informimin dhe transparencen, qe duhet te kete nje zyrtar i veshur me pushtet, liria e te cilit zvogelohet sa me shume ngjitet ne hierarkine e shtetit.

Top Channel