Iraku pa energji, dorëhiqet ministri

22/06/2010 02:00

Ministri i Energjisë në Irak, Karim Uahed dha dorëheqjen pas protestave masive kundër mungesës së elektricitetit që ka përfshirë ditët e fundit Irakun.

Uahed deklaroi për televizonin shtetëror se jepte dorëheqjen nga posti i Ministrit të Energjisë për shkak se qeveria ishte e paaftë t’u siguronte qytetarëve të saj furnizim të rregullt me energji elektrike.

Mijëra persona u mblodhën në rrugët e Irakut ku nuk munguan as përleshjet me policinë. Një ndër kërkesat e protestuesve ishte edhe dorëheqja e Uahed.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA