Berisha kërkon konsensus

21/06/2010 15:25

Megjithëse kanë lënë pezull nje ceshtje ende te pazgjidhur, atë të mënyrës së hetimit të zgjedhjeve të vitit të kaluar, kryeministri Sali Berisha i kërkoi opozitës konsensus për miratimin e ligjit për ngritjen e Gjykates Administrative. (UPDATE)

Edhe kjo nje ceshtje po aq e vjeter sa zgjedhjet, por ende e pazgjidhur, per shkak se miratimi i saj kerkon 84 vota ne Kuvend. Sipas kryeministrit Berisha miratimi i ketij ligji eshte edhe ne interesin e opozites, pasi 70 % e bizneseve ne vend jane ne varesine e pushtetit lokal, te kontrolluar nga Partia Socialiste.

“Cfare ofrojme ne si kompromis? Te sjellin amendamentet per ligjin me nje  kusht, respektimin e nenit ku nuk mund te futen ne sistemin e drejtesise flukse nga politika apo te tjere vecse flukse nga magjistratura. Kjo eshte oferta me e sinqerte. Ne rast se pushteti nuk eshte i intresuar qe njerezit e tij te futen ne Gjykaten Administrative, atehere pse do te jete opozita? Miratimi i ligjit do te jete nje deshmi e vullnetit te saj per te nderprere abuzivitetin e administrates se saj lokale, por natyrisht edhe te qeverise”, tha Berisha.

Thirrja e kryeministrit Berisha per miratimin me konsensus te Gjykates Administrative vjen pak dite pasi kreu i deputeteve socialiste, Gramoz Ruci, deklaroi ne parlament se opozita do te kushtezoje voten e saj per ligjet me 3/5, perfshire edhe Gjykaten Administrative, nese mazhoranca nuk do t’i jape zgjidhje kerkeses per transparencen e zgjedhjeve.  

Top Channel