Korcë, pranga zyrtarëve të gjykatës për korrupsion

20/06/2010 10:30

Policia e Korcës ka arrestuar dy zyrtarë të gjykatës së këtij rrethi me akuzën e korrupsionit.

Sipas uniformave blu të qytetit jug-lindor, shefi i personelit Arben Hoxha dhe kancelari i gjykatës Shkëlqim Kajmaku janë vënë në pranga. Ky i fundit është kapur në flagrancë duke marre 5 milionë lekë të vjetra.

Hetimet ndaj dy zyrtarëve të gjykatës kishin nisur prej kohësh. Ata do të njihen me masën e arrestit nga gjykata, ndërsa do jetë prokuroria ajo që do vendosë nëse ndaj tyre do të ketë një akuzë zyrtare.

Top Channel