Leterme: Vizat? Vendos KE

19/06/2010 15:00

Belgjika merr në 1 korrik presidencën e Bashkimit Europian dhe është ajo që do të prezantojë qëndrimin e Bashkimit Europian për cështjet e integrimit dhe vizave.

Kryeministri belg, Iv Leterme i pyetur nga Top Channel per ceshtjen e vizave per Shqiperine u shpreh se ky eshte nje vendim qe nuk do te jete politik, por, nisur nga situata e fundit e krijuar ai deklaroi se vendimi do te merret mbi faktet qe do te shtroje Komisioni Europian.

Leterme deklaroi se Ministria e Jashtme belge po ndjek nga afer zhvillimet politike ne Shqiperi.

Top Channel: A mendoni se mund te arrihet kompromis per liberalizimin e vizave gjate Presidences tuaj ne Keshill?

Leterme:Mendoj se eshte e mundur por gjithcka varet nga vleresimi i zyrtareve, nga ekspertet. Nuk mendoj se eshte vendim politik, eshte nje vendim qe bazohet ne fakte e evidencat qe do te shtroje mbi tavoline Komisioni.

Top Channel: A i keni ndjekur zhvillimet politike ne Shqiperi, se fundmi, dhe cfare perceptimi keni?

Leterme: Kam patur disa kontakte te ngushta me kolegun tim z. Berisha e natyrisht qe ne po e ndjekim nga afer se cfare po ndodh atje, e Ministria e Jashtme po sheh zhvillimet ne vend.

Top Channel: …dhe perceptimi?

Leterme: Une nuk do te bej asnje deklarate mbi kete

Top Channel:  A mendoni se kjo situate mund te cenoje vendimin per vizat?

Leterme
: Une nuk mendoj keshtu, por edhe nje here kjo varet nga Komisioni qe te perpiloje opinionin, raportin, qendrimin e tij dhe me pas merret vendimi.

Top Channel