Trishtimi i Pangos, 400 mijë euro

18/06/2010 19:45

Gjyqtari Agim Bendo ka penalizuar gazetarinë investigative duke marrë në mbrojtje një nga rastet më flagrante të abuzimit me detyrën në administratën shtetërore, të dënuar në unison publikisht si nga opinioni dhe nga krerët më të lartë të shtetit dhe të politikës.

Gjyqtari Agim Bendo ka dhënë vendimin kundër emisionit Fiks Fare, duke i dhënë të drejtë padisë së ish ministrit Ylli Pango edhe pse nuk vërtetohet në asnjë moment se emisioni ka shkelur ligjin. Per nje ore rresht gjykatesi Bendo lexoi vendimin per ceshtjen “Pango”, duke penalizuar ne menyre absurde me 400 mije euro gjobe televizionin Top Channel dhe duke e cilesuar si shkelje te te drejtave te njeriut, te privatesise dhe demtimin emocional te ish ministrit Ylli Pango, skandalin qe denoncoi emisioni Fiks Fare, me shume se nje vit me pare.

Gjyqtari Bendo iu referua ne vendimin kryesisht pretendimeve te pales paditese, duke nenvizuar ne argumentim se, ish ministrit Ylli Pango i ishte shkaktuar tronditje shpirterore, ankth, trishtim, pervecse demtim moral i figures se ministrit dhe profesorit, sikurse e nenvizoi gjykatesi.

Pavaresisht profilit investigativ te emisionit Fiks Fare, gjykatesi Agim Bendo shkoi me tej dhe paragjykoi filmimet, qe sipas tij duhet te ishin marre ne dijenine e Ylli Pangos, sepse ai shfaqet ne keto filmime ne caste private. “Filmimet jane bere pa dijenine e tij. Ai shfaqet ne caste private ne shtepine tij me pizhame”, tha Bendo nder te tjera.

Ne cilesimin si fajtor te TCH, gjykatesi iu referua zotit Pango si individ, ndersa kur saktesoi masen e demshperblimit qe TCH duhet t’i paguaje Pangos, ne menyre absurde iu referua pervojes akademike te Pangos, profilit politik dhe postit te ministrit. Agim Bendo tha se pamjet filmike te transmetuara ishin pasoje e insistimeve te vazhdueshme dhe provokimeve te TCH.

Ne fakt, vendimi i gjykates perben nje rast te paprecedent kur pavaresisht se opinioni publik denoi veprimet e zotit Pango, duke e cilesuar si nje abuzim te paster me detyren, ndersa nje gjyqtar denon denoncuesin e ketij skandali. Pamjet filmike detyruan kryeministrin Berisha qe menjehere pas emisionit Fiks Fare te shkarkonte per kater minuta ministrin e atehershem te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, ndersa shkarkimi i tij ne Parlament u miratua pa asnje vote kunder dhe pa asnje abstenim.

Vetem dy here te tjera Kuvendi ka marre vendime ne unanimitet, ne rastin e votimit per Kosoven dhe ate per NATO-n. Madje, ne kohen kur skandali shpertheu, zera autoritare si ai i kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli nuk nguruan ta denojne me force veprimet e zotit Pango. Pas ketij vendimi, duke menduar se nje gjyqtar si Agim Bendo nuk perfaqeson drejtesine shqiptare, Top Channel do ti drejtohet Gjykates se Apelit per te vene ne vend drejtesine, e cila, ne shkallen e pare te gjyqesorit, ne nje rast po aq flagrant dhe te paprecedent sa ai i zotit Pango, rreshtohet ne krah te abuzimit me detyren te nje zyrtari te larte te qeverise.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA