PS: Gati për kompromis

18/06/2010 16:00

Partia Socialiste ka deklaruar se ajo ka qene e gatshme per te arritur nje komprimis qe do t’i jepte zgjidhje krizes politike.

Sekretarja Nderkombetare Arta Dade u shpreh se opozita nuk do te heqe dore nga hetimi i zgjedhjeve, transparenca permes respektimit te ligjit dhe kushtetutes.

“Kanë ekzistuar të gjitha mundësitë që kriza të zgjidhej, dhe këto mundësi janë ende, duke respektuar Kushtetutën dhe transparencën, por pengesa e vetme është Sali Berisha Rikonfirmojmë bindjen tonë se hapja e kutive dhe transparenca e zgjedhjeve janë jo vetëm kërkesa legjitime, të bazuara në Kushtetutë dhe frymën europiane, por janë e vetmja mënyrë për ta nxjerrë Shqipërinë nga spiralja e zgjedhjeve që nuk plotësojnë standardet dhe për të garantuar që zgjedhjet e ardhshme të jenë konform këtyre standardeve, ndërkombëtarisht të pranuara”, tha Dade.

Top Channel