Matura, 7 ditë kohë për ankesat

18/06/2010 08:35

Për të gjtihë maturantët që këkrojnë të bëjnë ankesë për vlerëismin dhe notën që kanë marrë në provimin e parë të Maturës Shtetërore, atë të letërsisë ka një zgjidhje.

Ministria e Arismit ka njoftuar se procesi i ankimimit, ka nisur dje në të gjitha shkollat e mesme të vendit. Dikasteri i shkencës ka vendosur të lërë afat 7 ditë për pranimin e ankesave të maturantëve.

Kështu çdo maturant që ka pakënaqësi për notën me të cilën është vlerësuar, ka të drejtë të kërkojë fotokopjen e tezës.

Ata që kërkojnë të verifikojë vlerësimin që u është bërë do të ketë mundësinë, që pasi të konstatojë parregullsi apo korrigjim jo korrekt, të paraqesë një kërkesë me shkrim, nëpërmjet të cilës të bëhet një rivlerësim.

Sipas rregullores së Maturës Shtetërore, parashikohet që këto kërkesa të kalojnë në një proces të detajuar.

Kjo nënkupton “filtrimin” e tyre në tri faza të caktuara. Së pari ankesat me shkrim do të dërgohen në Drejtoritë e shkollave të mesme, ku ata kanë studiuar.

Së dyti ato do ti dërgohen Drejtorisë Arsimore, ndërsa në përfundim do të dorëzohen në Agjensinë e Vlerësimit të Nxënësve.

Kjo strukturë pasi të ketë mbledhur të gjitha kërkesat që kanë dërguar nxënësit, do të krijojë një komision të posaçëm, i cili do të bëjë rivlerësim vetëm të atyre tezave, ku evidentohet që shqetësimi i maturantëve ka qenë i drejtë.

Top Channel