L.A.Lejkërs fiton NBA

18/06/2010 23:40

Los Anxheles Lejkërs është shpallur kampioni i NBA, titulli i 16-të në historinë e këtij klubi.

Finalja e shtatë dhe e fundit mes Lejkërs dhe Boston Sëlltiks është mbyllur me fitoren e vendasve 83-79 duke bërë që “qyteti i ëngjëjve” të kalojë në delir për suksesin e radhës në NBA.

Kobi Brajant që shënoi 23 pikë në këtë sfidë të fundit u shpall dhe lojtari më i mirë i finaleve.

Një trofe i veçantë ky është për trajnerin Fil Xhekson që me suksesin me Lejkërs, bën të tijin edhe titullin e 11 në karrierë.

Top Channel