Berisha: Ekonomia, entuziaste

18/06/2010 15:50

Në inaugurimin e një investimi privat në Porto Romano, kryeministri Sali Berisha ka gjetur rastin të mbroje reformat e qeverisë për zhvillimin e biznesit dhe ekonomisë shqiptare. (UPDATE)

Per te thene kete, kryeministri Berisha iu referua serish raportit te Komisionit Europian per vendet e rajonit te Ballkanit.

“Ky investim është një dëshmi tjetër e entuziazmit të ekonomisë shqiptare. Ekonomi që, siç u bë e ditur së fundi edhe nga Komisioni Europian, qëndron në krye të listës për funksionimin e saj dhe që, në kohën më të vështirë të piramiderisë botërore qëndroi, garantoi rritjen dhe po shpejton ritmet”, tha Berisha.

Fabrika e riciklimit te mbetjeve te letres ne Porto Romano eshte nje bashkepunim me Banken Europiane per Rindertim dhe Zhvillim, ku jane investuar 17 milione euro dhe, qe, jo vetem mbulon nevojat e vendit, por nje pjese e prodhimit eshte e destinuar per eksport. Kryeministri Berisha tha se qeveria po pergatit nje pakete ligjore per te fuqizuar kete industri ne vend dhe per te lehtesuar biznesin nga pasojat e krizes ekonomike boterore.   

“Leksioni ynë i madh nga kjo krizë edhe rruga e vetme më e sigurt për t’u mbrojtur prej saj është mbështetja e biznesit. Që të gjithë stimujt e tjerë janë humbje kohe. Një stimul është kryesor, të ndihmojmë biznesin që ai të ndihmojë veten dhe të garantojë suksesin”, theksoi Berisha.

Top Channel