Gjermania: Kapërceni krizën politike

17/06/2010 19:10

Ministri i Jashtëm, Ilir Meta u prit sot në Berlin nga homologu i tij Guido Westerwelle.

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi ekonomik dypalësh dhe u shpreh vullneti i përbashkët për forcimin e mëtejshëm të tij, përmes investimeve gjermane në Shqipëri, veçanërisht në sektorin e energjisë.

Në lidhje me situatën politike në Shqipëri, ministri Westerwelle theksoi rëndësinë e dialogut politik dhe kapërcimin e mosmarrëveshjeve midis palëve brenda Parlamentit, për reformat që kërkon integrimi evropian.

“Lidhur me prentendimet e opozitës për hetimin e zgjedhjeve, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme, Meta u shpreh se mazhoranca është e gatshme të bashkëpunojë me opozitën për hetimin e procesit zgjedhor, në respekt të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit”.

Nga ana e tij shefi i diplomacisë gjermane konfirmoi mbështetjen e plotë të Gjermanisë për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë dhe për integrimin evropian të Shqipërisë.

Top Channel