Balla: Berisha përgjegjës për krizën

17/06/2010 21:20

Deputeti socialist, Taulant Balla ka akuzuar kryeministrin Sali Berisha për moszgjidhjen e krizës politike.

“Konstatimi se Berisha ishte më i qetë se cdo herë tjetër është i gabuar për aq kohë sa ai nuk di t’u japë një përgjigje konstatimeve të Daul dhe Schultz, të cilët shprehën keqardhjen për mosgjetjen e një zgjidhjeje të krizës politike”, theksoi Balla për “Top Story”.

Sipas tij, mesazhi i tyre ishte i qartë, kriza duhet të zgjidhet sa më shpejt pasi mban peng si lëvizjen e lirë, si pritja që BE t’i japë Shqipërisë aspiratën e satusit kandidat. Deputeti i selisë rozë ia faturoi mesazhin e ndërkombëtareve maxhorancës, duke theksuar se BE shprehu të njëjtin mesazh për politikën shqiptare, drejtpërsëdrejti për kryeministrin dhe mazhorancën, që sipas tij, janë përgjegjëse për situatën.

“Berisha nuk kishte ndërmend të bënte marrëveshje. Që nga 20 Maji u krijuan të gjitha hapësirat për të përdorur edhe organe si Gjykata Kushtetuese, por Berisha i tha jo. Berisha i tha jo edhe Komisionit të Venecias, gjë që zgjidh krizën dhe hap kutitë. Përgjegjësi kryesor për krizën dhe për një vendim negativ nga BE për vizat është vetëm një person, Sali Berisha. PS e ka bërë pjesën e saj”, përfundoi Balla.  

Top Channel