Tiranë, pranga 4 sekserëve të Juridikut

16/06/2010 19:50

Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona të cilët shisnin diploma të Fakultetit Juridik të Tiranës, nën shifrën prej 7 mijë eurosh.

Ndalimi i katër sekserëve është bërë nga policia pasditen e së mërkurës. Sipas burimeve zyrtare, këta shtetas rregjistronin persona të ndryshëm në amzat e këtij fakulteti, sikur e kishin përfunduar juridikun, në këmbim të vleftës monetare.

Policia dyshon se kanë patur edhe bashkëpunim me punonjës të administratës së këtij fakulteti, por që ende nuk janë identifikuar.

Top Channel