Policia: Zbulimi i krimeve, në nivele të larta

16/06/2010 20:45

Nëndrejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kulicaj ka deklaruar se pavarësisht numrit të lartë të vrasjeve në vend, reagimi i policisë ka qenë efikas.

Në një prononcim për Top Channel, Kulicaj ka theksuar se zbulueshmëria e krimeve ka qenë në nivele të larta dhe ka shprehur bindjen se krimi kundër personit do të bjerë.

“Jam i bindur se krimi kundër personit do të ketë rënie dhe ne do të arrijmë poshtë nivelit 100 vrasje. Situata aktuale nuk do të thotë se nuk ka pasur arrestime të autorëve të krimeve dhe se nuk ka pasur garantim të sigurisë”, ka pohuar Kulicaj.

Top Channel