Policia kosovare, kontroll makinave në rrugët shqiptare

16/06/2010 15:00

Gjate sezonit turistik rrugët kryesore të Shqipërisë, kryesisht ato ku kalojnë turistët kosovarë do të patrullohen nga punonjësit e policise rrugore të Kosovës.

Kjo eshte sanksionuar ne nje marreveshje te nenshkruar nga ministrat e Brendshem te te dy vendeve ne piken e kalimit kufitar te Morinit ne Kukes. Marreveshja parashikon edhe lehtesimin e levizjes ne kufi te shtetasve nga te dyja vendet.

Sipas ministrit Lulzim Basha policet kosovare do te jene ne shume nga rruget nacionale te Shqiperise per te ndihmuar koleget e tyre shqiptare ne mbarevajtjen e trafikut te shtuar gjate sezonit veror. Marreveshja do jete funksionale deri ne mesin e muajit shtator dhe gjate ketyre diteve do te behet edhe plani i masave per shperndarjen e efektivave te policise kosovare ne rruget e Shqiperise.

Ne marreveshje parashikohet edhe lehtesimi i levizjes se shtetasve nga te dyja vendet ne piken e kalimit kufitar te Morinit. Shtetasit qe vijne nga Kosova ne Shqiperi do te kontrollohen vetem nga pika e kufitare e Shqiperise ndersa shtetasit shqiptare do kontrollohen vetem ne piken hyrese ne Kosovë.

Top Channel