Meta: Ballkani në rrugën e duhur

16/06/2010 20:35

Ministri i Jashtëm dhe zëvendëskryeministri Ilir Meta priti sot në ambjentet e Ministrisë së Jashtme një grup nxënësish të dalluar të Luginës së Preshevës.

Grupi prej 100 nxënësish viziton Shqipërinë me ftesë të ministrit Meta, bërë gjate vizitës së tij në luginën e Preshevës, rreth 3 muaj më parë.

Një pjesë e këtij grupi që po viziton Shqipërinë përbëhet nga shtetas serbë dhe ky fakt, sipas ministrit Meta, është një shenjë e mirë që tregon se gjërat po ecin në rrugën e duhur.

“Prania juaj sot këtu mund të konsiderohet si një shpresë e madhe ndryshimi, për një Ballkan me vizion evropian, për një Ballkan të lëvizjes së lirë të njerëzve, kulturave dhe mallrave. Ky është vizioni ynë për Ballkanin, kjo është arsyeja pse Shqipëria vendosi heqjen e vizave për qytetarët e Serbisë”, tha ministri Meta.

Top Channel