Gjirokastër, sekuestrohen makina të vjedhura

16/06/2010 10:45

Disa automjete luksoze që rezultuan të vjedhura janë sekuestruar nga Drejtoria e Policise së Gjirokastrës.

Automjetet luksoze perdoreshin me targa te huaja nga nje i ri nga Lazarati, i cili kishte bere nderhyrje ne numrin e shasise se mjetit. Nje tjeter mjet perdorej nga nje i ri nga Gjirokastra, mjet i cili pas verifikimit ne sistemin ASF 2 rezultoi i vjedhur.

Te dy poseduesit e tyre jane arrestuar me akuzen e trafikimit te mjeteve motorrike. Eshte ndaluar gjithashtu edhe nje shtetas italian i cili po hynte ne piken e kalimit kufitar te Kakavijes me nje automjet luksoz qe rezultonte i vjedhur.  

Pas verifikimit në sistemin ASF-2, ky aytomjet  rezultoi i vjedhur në Itali dhe ky shtetas italian e kishte blerë  kete automjet nga një shtetas tjetër. Për këtë shtetas nisi procedimi penal në gjendje të lirë  për veprën penale të ”Vjedhjes ”, si dhe të ”Trafikut të mjeteve motorrike”.

Top Channel