Gjirokastër, shëtitorja pushtohet nga tregu

15/06/2010 12:15

Prej 19 vjetesh një pjesë e rëndësishme e shëtitores së qytetit të Gjirokastrës është pushtuar nga tezgat e mallrave të përdorura.

Asnjë kryebashkiak nuk ka tentuar largimin e këtij tregu, ndërsa thuhet se po bëhet një plan zhvendosje.
Megjithëse mbi 100 tregëtarë që shesin këtu cdo ditë mbajnë të bllokuar njërën prej shëtitorëve kryesore të qytetit, asnjëra prej bashkive në qeverisjen e qytetit nuk ka mundur dot ta zhvendosë pozicionin e tij.

Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës Flamur Bime pretendon se plani i ri urbanistik i qytetit do t’i japë zgjidhje edhe këtij problemi të mbartur tashmë prej vitesh.

Tregu i cili po dëmton pamjen urbane të qendrës së poshtme të qytetit përfaqëson gjithashtu ambientin ndoshta më pak higjenik në qytet ndërsa konkuron në mënyrë të pandershme njësitë e shitjes që paguajnë taksa shumë më të larta të pozicionuara në të dy anët e rrugës.

Top Channel