Dukagjin, bllokohen rrugët nga rrëshkitjet masive

15/06/2010 13:05

Prej tre ditesh rruga qe lidh tre komunat e Dukagjinit Shale, Shosh, Pult me pjesn tjeter te vendit ka qene e bllokuar nga rreshitja e gureve dhe dherave nga shpatet e maleve.

Aktualisht rruga eshte hapur me nje kalim. Bllokimet e rruges nga rreshitja e gurve ne male eshte nje fenomen i njohur per zonen e Dukagjinit pasi e gjithe rruga e kesaj zone te thelle malore ndodhet rreze maleve te larta dhe me pjerresi te madhe.

Renia e gurve provokohet ne te shumten  e rasteve kur ka reshje shiu ne zone ose ne vende ku pyjet jane demtuar nga prerjet pa kriter. Nga rreshqitja e fundit e gureve te ndodhura tre dite me pare nuk eshte bllokuar vetem rruga por problem serioz ka qene demtimi i banesave.

Disa shtepi kane ende gjurmet e demeve te krijura nga rreshitjet e gureve ku catit kane pesuar shembje.

Top Channel