Zhvishet parku kombëtar

14/06/2010 20:30

E vështirë për t’u besuar, por kjo është pamja që ofron një ndër parqet kombëtare më në zë të vendit. Grumbujt e drurëve të prerë pa asnjë kriter nga abuzuesit e shumtë i kanë dhënë një imazh shkatërrimtar parkut kombëtar të Drenovës në Korçë. Pas 20 vjet abuzimi të përditshëm që vazhdon edhe sot i pashqetësuar, me këtë ritëm nga parku i famshëm vetëm emri do të mbetet i tillë.

Parku kombetar Bredhi i Drenoves shtrihet vetem pak kilometra nga qyteti i Korces, ne periferi te fshatit qe mban te njejtin emer. Kete status ai e ka marre ne vitin 1966 pas nje vendimi te keshillit te ministrave te kohes. Pylli i dendur me pisha, bredha te larte e peme ahu sebashku me nje faune te pasur, kane qene karakteristikat kryesore te ketij parku kombetar.

Por ndryshe nga e shkuara sot gjithcka ka ndryshuar dhe parku kombetar i drenoves eshte kthyer ne nje oaz vetem per abuzuesit dhe demtuesit e shumte te tij. Pervec tabeles se ndryshkur asgje tjeter nuk te ben te kuptosh se ndodhesh ne hyrje te nje parku kombetar qe mbart mbi shpine nje histori dhjetra vjecare.

Rruga e ngushte, e pakalueshme per makinat e tonazhit te rende nuk ka penguar aspak abuzuesit, te cilet perdorin kafshet per te transportuar lenden drusore te prere ne menyre ta paligjshme ne pyllin e parkut kombetar.

Ne afersi te pyllit masakra behet edhe me e dukshme. Sic mesojme kjo eshte nje manover e perdorur nga abuzuesit qe demtimet e tyre te mos bijen aq shume ne sy. Prerjet i kryejne ne pyll, duke e kthyer brendesine e tij ne nje punishte gjigande ku pemeve te prera u merret lenda e nevojshme per ndertim, ndersa pjesa me e madhe hidhet.

Gjate oreve te pasdites fluksi i mushkave sa vjen e shtohet. Keto jane oret kur masakra behet edhe madhe. Por ka edhe te tjere qe ne mungese te kafsheve transportojne lende drusore me ç’të munden drejt fshatit.

Ne fshat jane mesuar me kete ritual. Karvani i shkelesve te ligjit kalon ngadale pergjate drenoves gjate gjithe dites. 15 apo 20 prej tyre jane banore te ketij fshati, te tjeret nga Mborja, Qatromi, Ravoniku, Zvorani, e deri nga Devolli. Gjithe e gjithe behen me shume se 50 abuzues, te cilet bejne shpesh edhe dy rruge ne dite.

“Ato janë kthyer ne toke buke, nga shfrytezimi ne menyre jashtezakonisht i tepert qe i eshte bere pylli që eshte bere fushe”, shprehet një banor.

Per te marre nje qendrim zyrtar mbi situaten drejtohemi ne komune por ajo eshte e mbyllur. Kryeplaku nuk ndodhet ne Shqiperi. Banoret, sigurisht ata qe nuk jetojne duke shkaterruar parkun kombetar jane te vetmit te cilet mund te na tregojne me shume mbi masakren qe po ndodh ne Drenove.

Nje rruge e vetme me lende drusore qe perdoret per ndertim, shumica ne qytetin e Korces, sjell te pakten 20 mije leke fitim.

“Përditë priten atje, s’mbjell njeri vetem presin”, thotë banori.

Dikur parku kombetar ka patur shumellojshmeri kafshesh te egra, nga ariu i njohur i Bozdovecit, tek ujku, kaprolli, sokadhja, lepuri e derri i eger. Por sot te gjitha keto specie jane zhdukur apo jane larguar dhe te vetmit qe levizin ne pyll jane njerezit me mushka.

“Nese themi park kombetar domethënë se eshte kombetare dhe cili eshte kombi, kombi tregon ja ku eshte pylli, dmth eshte katandisur kombi ne nje gjendje te tille ja ku eshte pylli”, thotë banori.

Por ka edhe banore qe pasi tregojne se drenovaret zoterojne pronesine e territorit mbi te cilin shtrihet pylli, nuk druhen te shpalosin edhe nje realitet tjeter mbi te cilin po shuhet ky park.

Ne parkun kombetar te Drenoves, ate te Lures, ne Bredhin e Hotoves, ne Miredite, Puke, Kukes, Permet e kudo, cdo dite po kryhet nje masaker qe po con drejt zhdukjes mijera e mijera hektare pyje e bashke me te edhe faunen dikur te pasur shqiptare.

Nese nuk nderhyet menjehere duke zbatuar sic duhet ligjet ne fuqi, pas pak vitesh mund te jete teper vone, e nga fauna e flora shqiptare do te na kene mbetur vetem fotot e dikurshme.

Top Channel