Rama: Berisha do të mbajë përgjegjësi historike

14/06/2010 16:10

Nga Lezha kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka deklaruar se rezultati i vetem qe pritet nga nje tryeze me kryeministrin Berisha eshte transparenca dhe kompromisi do te ofrohet vetem ne funksion te saj dhe asgjeje tjeter qe e pengon.

Sipas zotit Rama pergjegjesia e kryeministrit do te jete historike nese ai do te pengoje transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit.

“Përgjegjësia e kryeministrit do të jetë historike sepse pasojat për Shqipërinë do të jenë shumë të rënda. Boll harace i kanë paguar në të shkuarën, boll shqiptarët i kanë mbajtur në kurriz pasojat e keqqeverisjes në të shkuarën dhe boll janë plagët e të tashmes”, u shpreh Rama.

Per liderin e opozites ne kutite e 28 qershorit fshihet e verteta qe sot po ndikon edhe me shume ne jeten e te gjithe shqiptareve.

Borxhet e qeverise kane qene nje tjeter pike te cilen kreu i socialisteve Rama e quajti nje marrezi qe po gryen themelet e shtetit shqiptar.

“100 mijë vende pune kanë humbur që nga 28 qershori I shkuar dhe kur Berisha vendosi t’i rrijë në krye këtij vendi duke grabitur kutitë dhe duke i hapur rrugë një rrënimi që vazhdon dita-ditës”, u shpreh Rama.

Top Channel