Virozat, temperaturat e larta rrezikojnë fëmijët

13/06/2010 12:20

Rritja e menjëhershme e temperaturave ka dhënë pasoja në shëndetin e më të vegjëlve.

Në urgjencën e pediatrisë, pranë Qendrës Spitalore Universitare janë mbushur shtretërit nga pacientët e vegjël të cilët manifestojnë simptoma të ndryshme të virozave dhe problemeve të temperaturave të larta. Burime ne kete pavion thone qe ka nje rritje te ndjeshme te pacineteve te vegjel per shkak te rritjes se temperaturave.

Pasi  trajtohen me serum, ata marrin mjekimin sipas rekomandimit te mjekut pediater dhe trajtohen per disa dite ne kushtet e shtepise. Mjeket pediater keshillojne sidomos nenat e reja qe te kene kujdes me femijet ne kete stine si ne veshjen e tyre por edhe ne perdorimin e sa me shume lengjeve   mundesisht te shtrydhura nga fruta te fresketa .Ndonese keto keshilla te perseritura duhet te percillen nga mjeket nepermjet mikrofonit, nje urdher i cuditshem i drejtorit te Qendres Spitalore Univeristare ndalon mjeket te komunikojne me mediat.

Kuptohet arsyeja e ketij urdhri kur behet fjale me dajlen ne drite te mungesave te shumta me medikamente neper spitale apo dhe i mjeteve te tjera te sherbimit per te cilat drejtori i QSUT justifikohet me vonesen e procedurave tenderiale, por nuk dime arsyen qe duhet te pengoje nje mjek per t’i dhene keshilla qytetareve.

Top Channel