Masat kundër varfërisë

12/06/2010 16:15

Anëtarja e kryesisë së LSI-së, Nora Malaj ka theksuar një sërë masash që janë marrë nga partia e saj në qeveri, për të luftuar varfërinë dhe eleminimin e shfrytëzimit të të miturve.

“Që të lutohet ky fenomen duhet që të reduktohet deri në maksimum varfëria. LSI ka bërë pjesë në programet e qeverisë dhe ka monitoruar dhe realizuar, duke u bërë pjesë aktive e saj, hapat për rritjen e minimumit jetik duke ndihmuar shtresat në nevojë, duke iu dhënë atyre ndihmë konkrete dhe duke bërë politika drejt punësimit”, është shprehur Malaj.

“Krijimi i sivjetshëm dhe hapja në shtator i rreth 700 kopshteve, ku ndërmjet tyre do të ketë kopshte edhe për fëmijët romë, për t’iu mësuar gjuhën shqipe, një masë tjetër që do të parandalojë shfrytëzimin e punës së fëmijëve”, shtoi Malaj.

Top Channel