Topalli: Opozita, luftë për interesa personale

11/06/2010 15:00

Pjesëmarrëse në Konferencen e Kryetarëve te Parlamenteve anëtare të Këshillit të Europës, qe po zhvillohet ne Qipro, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e vleresoi Parlamentin e Shqipërise në rolin e institucionit lider ne permbushjen e te gjitha reformave integruese te vendit.

Nje nga kontributet kryesore qe vecoi zonja Topalli ishte angazhimi i Kuvendit ne zhvillimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme ne Shqiperi qershorin e kaluar, kur u miratuan me konsensus ndryshimet kushtetuese dhe ligji elektoral, qe i jepte cdo partie kontroll te njejte mbi transparencen e zgjedhjeve.

Kryetarja e Kuvendit vuri ne dukje se keto ishin zgjedhjet qe u klasifikuan nga ODIHR se permbushen shumicen e standarteve dhe se nuk pati prova per manipulim, cka sipas zonjes Topalli ndikoi direkt ne vendimin e Bashkimit Europian per shqyrtimin e kerkeses se Shqiperise per marrjen e statusit te vendit kandidat.

Duke folur per rolin e opozites ne zhvillimet e vendit, cka perbente edhe temen e fjalimit te kryeparlamentares, zonja Topalli cilesoi si absurd qendrimin e opozites, e cila tha se pranoi rezultatin, por bojkotoi gjate parlamentin. Kryetarja e Kuvendit tha para homologeve te saj ne Qipro se ky eshte rasti kur persona politikë bëjnë luftë të paprinciptë apo përpjekje për t’iu kundërvënë ligjit, kushtetuetshmërisë për interesa egoiste personale.

Zonja Topalli tha se detyra e Kryetareve te Parlamenteve eshte respektimi i hapesirave te opozites dhe cdo kerkese te ligjshme te saj, por ne te njejten kohe, sipas saj, kryetaret e parlamenteve duhet te jene garante te respektimit te Kushtetutes, pasi sic tha zonja Topalli ne takimin e Qipros, natyrisht duke patur parasysh opoziten shqiptare, mbi ligjin dhe mbi shtetin e se drjeten nuk qendron askush, as opozita.
   

Top Channel