Rama: Berisha t’i japë fund krizës

11/06/2010 13:25

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i kërkoi kryeministrit Sali Berisha t’i hapë rrugë transparencës e t’i japë fund krizës politike në vend.

Rama nuk pranoi të bëjë asnjë koment mbi procesin e negocimit me palën tjetër, ndërsa theksoi se PS është e gatshme të merret vesh për të mirën e vendit, për të dalë nga kjo gjendje dhe për të ecur përpara në clirimin e ekonomisë nga kriza, për të shkuar drejt liberalizimit të vizave dhe drejt vendosjes së bazave të demokracisë, ku të ketë barazi para ligjit.

“Rikonfirmoj vullnetin e plotë për një kompromis që i hap rrugën transparencës”, tha Rama, pa dhënë sqarime të tjera rreth draftit të zgjidhjes që ka dhënë Parlamenti Evropian.

Top Channel