Kukes, në tre javë dy aksidente dhe një zhdukje

11/06/2010 12:55

Pjesa më e madhe e fëmijëve në Kukës futen në punë të vështira nga prindërit e tyre që në moshë të vogël për të përballuar kërkesat e familjeve të varfra.

Punët janë kryesisht në bujqësi dhe blektori dhe ne disa raste jane shoqeruar edhe me aksidente tragjike. Brenda tre javesh dy femije 10-vjecare kane humbur jeten. Njeri i terhequr nga lopa qe po kulloste dhe tjetri i mbytur ne lume. Ndersa nje 6-vjecare eshte zhdukur ndersa kulloste bagetine. Rasti i Bleona Mates ka krijuar frike ne kete zone te varfer.

Banoret e Zapodit ne Kukes kane nisur te ndryshoje zakone dhe nuk i lejojne me femijet te largohen shume nga banesa apo mos jene nen vemendjen e prinderve.

Bleona Mata u zhduk gati tre jave me pare ndersa ndodhej vetem 500 metra larg shtepise se saj duke kullotur bagetite. Kerkimet e vazhdueshme te policise nuk kane sjelle asnje rezultat ne gjetjen e saj.

Top Channel