40 mijë fëmijë rrezikojnë të lënë shkollën

11/06/2010 16:25

Në të gjithë vendin mendohet se punojnë rreth 40 mijë femijë të cilët janë klasifikuar nga drejtuesit e shkollave si nxënës në rrezik braktisjeje.

Kreu i sindikates se Arsimit Xhaferr Dobrusha tregon se gjate kater viteve te fundit numerohen rreth 5600 femije qe kane braktisur shkollat dhe vetem 10 familje jane gjobitur nga shteti.

Në konferencën e mbajtur për punën e fëmijëve është diskutuar për uljen e moshës së punës se femijëve nga 16 ne 15 vjec. Dobrusha mendon se shkollat duhet ta bëjnë më atraktiv dhe me cilesor mësimin për te terhequr kete kontigjent nxenesish qe vine nga familje te varfra.

Nxenesit e klasave te pesta dhe te gjashta ne periferi te Tiranes, por edhe ne Fier, Korce, Elbasan dhe Durres, braktisin oret e mesimit per te punuar ne rruge dhe per te nxjerre para per familjet e tyre.

Top Channel