Prova e madhe e Kuvendit

10/06/2010 15:00

Tani, kur Parlamenti po funksionon ne menyre te plote, kalendari trejavor i punës ka marrë rëndësinë e vet, vecanërisht, kur në tre javët e ardhshme në axhendë janë disa projektligje që kerkojne 84 vota, përfshire edhe ligjin per ngritjen e Gjykatës Administrative. (UPDATE)

Por Partia Socialiste la të kuptohet se mund të mos jape voten e saj vendimtare per miratimin e këtyre ligjeve, nëse nuk arrihet marrëveshje për hetimin e zgjedhjeve. Një deklarate kjo që nxiti replikat mes kryetareve të grupeve më të mëdha parlamentare.

“Nga 22 ligje që keni këtu gati gjysma janë ligje kodesh qe duan shumicën. Theksoj së kërkohet një zgjidhje e krizës politike dhe kërkohet një marrëveshje e plotë, ku opozita nuk është garnitura e maxhorancës”, u shpreh kreu i grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruci.

Nga ana tjetër drejtuesi i deputetëve demokratë, Astrit Patozi u shpreh se opozita nuk pengohet të votojë apo jo projekligjet, duke theksuar se në tryezë janë drafte për të cilat është rënë dakord dhe nuk ka patur kundërshtime.
 
Të dy palët iu referuan kampionatit botëror të futbollit për t’i dhene leksione politike njeri-tjetrit.

“Nxirrni mësime, se kur një ekip humbet, kur arbitri vërshëllen tre herë, humbësi i jep dorën fituesit. Aty mund të mësoni se kur ngrihet një kupë, nis koha e përgatitjes për evenimentin tjetër, i cili vjen shumë shpejt”, tha Patozi.

E menjëhershme ka qenë kundërpërgjigjja e Rucit, i cili tha se Patozi nuk përmendi trukimin e ndeshjes.

“Ne kemi 10 muaj që flasim për trukimin e ndeshjes. Goli me dorë pranohet, por trukimi hetohet dhe ndëshkohet”, theksoi Ruci.

 Mbyllja e ketij kalendari trejavor te punes se parlamentit koincidon me 28 qershorin, kur behet plot nje vit nga data e zhvillimit te zgjedhjeve. Dhe ndoshta deri atehere lidershipi politik shqiptar, mund t’i jape shansin vetes te mbylle mosmarrëveshjet e medha politike njevjecare, perpara finales së madhe të Kampionatit Botëror.

Top Channel