Podgoricë, pranga të shumëkërkuarit serb
10/06/2010 11:45
Policia malazeze ka arrestuar sot në Podgoricë një shtetas serb, të dyshuar për krime lufte në Kroaci.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat ballkanase, sipas të cilave Milan Krivosic akuzohet se ka qenë pjesë e një njësie ushtarake serbe që ka vrarë 56 civilë kroatë në vitin 1991.
Sipas të njëjtave burime, Krivosic për një kohë të gjatë ka qenë në kërkim edhe nga INTERPOL-i.
Top Channel