Elbasan, arrestohet pedofili

10/06/2010 15:35

Drejtoria e policisë së Elbasanit arrestoi një shtetas 23 vjec me akuzën e abuzimit dhe dhunimit seksual ndaj një të mituri 6 vjec.

Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Shushice te Elbasanit ne nje familje rome. Prinderit e te miturit vune re problemet psikologjike te femijes se tyre dhe e pyeten per ate qe kishte ndodhur.

Prinderit kerkojne qe femijes te kryehet nje sherbim me psikologun pasi 6-vjecari  ka probleme. Gjithashtu babai Pellumb Kurti kerkon mbeshtejen e policise pasi familja e Dodes i ka kercenuar me jete nese nuk terheqin denoncimin.  

Policia arrestoi edhe nje mjek te spitalit kirurgjik te Elbasanit per moskallzim krimi. Ai vizitoi femijen dhe vuri re shenjat e dhunes seksuale. Paraditen e sotme mjeket e Elbasanit zhvilluan nje proteste nje oreshe kunder arrestimit te kolegut te tyre.

Dy te ndaluarit pritet te dalin para gjykates per masen e arrestit

Top Channel