Vetëvrasja, arrestohet i dashuri i 44 vjeçares

09/06/2010 00:15

Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Fatmir Frisku, 33 vjeç, nën akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes.

Frisku, sipas burimeve zyrtare të Policisë së Tiranës, ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, deri në detyrim të vetvrasjes.

Fraleta Trataj u hodh nga kati i katërt i një pallati në lagjen “21 Dhjetori” në Tiranë, në pasditen e së hënës së kësaj jave.

44 vjeçarja u gjet në tokë e vdekur nga policia. Viktima nuk mbante asnjë rrobë të veshur, dhe policia kreu kontrolle në të gjitha banesat e pallatit nga ku ajo u hodh dhe vrau veten.

Në përfundim doli se Frisku ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj deri sa e ka detyruar t’i japë fund jetës së saj.

Top Channel