Vera, start përcëllues

09/06/2010 16:45

Pas ditëve të freskëta që kaluam, një masë ajrore afrikane parashikohet të prekë territorin e vendit tonë .

Meteorologët parashikojnë rritje të temperaturave të cilat fillojnë të ndryshojnë gradualisht me nga dy gradë celcius duke nisur nga dita e sotme dhe për të shënuar në fundjave vlera deri ne 36 grade celcius ne zonat e uleta dhe ato bregdetare. Por keto temperatura do te ndihen me te larta nga qytetaret krahasuar me ato qe parashikohen .

Ndonese nje pjese e mire e qytetareve do t’i drejtohen plazheve apo pishinave per te zbutur disi ndjesine temperaturave te larta, nderkohe mjeket rekomandojne qe qytetaret te kene kujdes pasi ato shkatojne probleme te shumta ne shendet si tek te vegjelit ashtu edhe tek ata me probleme kardiake. Ndaj si ne cdo sezon veror keshllohet te evitohen oret e pikut.

Top Channel