Kukës, asnjë gjurmë nga vajza e zhdukur

09/06/2010 20:35

Forcat e policisë së Kukësit vijojnë kërkimet e vajzës së zhdukur Bleona Mataj. Që nga dita e hënë, në bashkëpunim me policinë kosovare po kontrollohet zona kufitare, por ende asnjë gjurmë nuk është gjetur.

Në lidhje me këtë ngjarje janë hapur hetime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe vajza është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ndërkohë, policia po heton në dy pista, e para ajo e grabitjes nga trafikantët e organeve, apo për adoptim.

Hetimet për këto pista janë shtrirë edhe në Kosovë e Maqedoni dhe me anë të INTERPOL-it edhe në Greqi.

Top Channel