Librazhd, terrorizon fshatin me armë

08/06/2010 09:20

Policia e Librazhdit arrestoi dje afër mesnatës shtetasin Xhelil Isak Gjata, 44 vjec, banues në fshatin Pervall.

Arrestimi i tij u bë pasi u njoftua se në fshatin Lunik të Librazhdit, ky shtetas ka qëlluar në ajër me armë zjarri tip mitraloz i lehtë, duke terrorizuar banorët.

Po kështu, ky shtetas me armë është futur në ambjentet e komunës Lunik duke terrorizuar punonjësit, ku gjithashtu ka dëmtuar e thyer dyert e  zyrave.

Pas këtij veprimi, 44 vjecari ka shkuar në lokalin e një bashkëfshatari të tij, ku nën kërcënimin e armës u ka marrë tre personave 47mijë lekë.

Top Channel