PS: Përkeqësohet ekonomia

07/06/2010 15:50

Partia Socialiste ka denoncuar politikat ekonomike të qeverisë të cilat sipas selisë rozë po rëndojnë më tej gjendjen e shqiptarëve.

Duke iu referuar shifrave të publikuara nga Banka Botërore , deputeti Arben Ahmetaj e vuri theksin tek rritja e borxhit publik dhe politikat fiskale.

“Sipas Bankës Botërore, ndryshe nga shumica e vendeve në rajon, Shqipëria ka patur një përkeqësim të ndjeshëm në pozicionet fiskale që nga viti 2007, me një dyfishim të defiçitit buxhetor si përqindje e PBB nga -3.5% në 2007 në -7.0% në 2009. Kjo do të thotë për qytetarin shqiptar, që kjo qeveri jo vetëm që nuk e menaxhuar krizën, por nëpërmjet keqmenaxhimit të saj i ka rënduar ata dyfish. Për më tepër, sipas Bankës Botërore rritja e ndjeshme e borxhit publik si përqindje e PBB po e çon borxhin shqiptar në nivele shumë të rrezikshme”, u shpreh Ahmetaj.

Ne kete situate Partia Socialiste i ka kerkuar qeverise te kete nje angazhim te besueshem dhe serioz ndaj reformave ekonomike ne kete kohe krize.

“Viti 2010 për Shqipërinë, fatkeqësisht, është një vit i vështirë ekonomik, dhe retorikat elektorale apo premtime boshe vetëm e përkeqësojnë situatën. Një tjetër tremujor me rritje ekonomike negative, si ai i fundit 2009, do të zhyste ekonominë shqiptare në recesion akoma më të thellë”, u shpreh Ahmetaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA