Shkodër, liqeni, zonë e mbrojtur

06/06/2010 16:20

Brenda katër viteve të ardhshme, 17 % e territorit të vendit nga 12.57 % që është sot, do të klasifikohet si zonë e mbrojtur, çka do të thotë ruajtje dhe zhvillim i qendrueshëm.

Kreu i mjedisit, Fatmir Mediu gjatë takimit që pati në Shkodër me homologun e tij malazez, tha se ekosistemi i Liqenit të Shkodrës, dhe lumi Buna, janë në listën ndërkombëtare të zonave “Ramsar”. Kjo do të thotë që duhet të punohet për reduktimin e ndotjes së ujrave dhe  habitateve nga ndotja që vjen nga njerëzit

“Qëllimi ynë është që ekosistemi i Liqenit të Shkodrës dhe Lumit të Bunës të kthehet në një ekosistem i cili të jetë me një destinacion të jashtëzakonshëm turistik sipas të gjitha parametrave mjedisore. Ky nuk do të jetë i vetmi projekt që ne po punojmë sëbashku, kemi edhe projekte të tjera, sidomos për parkun rajonal që do të ndërtojmë në Alpe”, deklaroi për gazetarët Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu.
 
Mediu i bëri këto deklarata Ditën Botërore të Mjedisit, ku theksoi se kërkohet një forcim i mekanizmave institutcionale dhe bashkëpunim për të rritur shërbimet mjedisore në Liqenin e Shkodrës.

Top Channel