“Capital Gate” ndërtesa me pjerrësinë më të madhe

06/06/2010 18:35

Një grataçelë në Abu Dhabi hyri në Guinness si ndërtesa me pjerrësinë më të madhe duke spostuar kështu  në vendin e dytë Kullën e Pisës.

“Capital Gate” është ende në ndërtim e sipër në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Ajo do të jetë e lartë 160 metra dhe e përbërë nga 35 kate. Projektuesit e saj kanë parashikuar nisjen e pjerrësisë prej 18 gradësh, katër herë më shumë se ajo e Pizas, që nga kati i 12-të.

Punimet pritet të përfundojnë brenda këtij viti.

FOTO GALERI
2/2
"Capital Gate" në Abu Dhabi

Top Channel