Lushnje, pranga financieres mashtruese

05/06/2010 10:45

Policia e qytetit të Lushnjes ka arrestuar mëngjesin e sotëm financieren e një banke, e cila akuzohet për përvetësim në mënyrë të paligjshme të shumave të mëdha të parave.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave Ornela Tabaku dyshohet se përmes pozicionit të saj në bankë ka vjedhur 100 milionë lekë.

Të njëjtat burime shtojnë se Tabaku u arrestua pas dyshimeve të drejtuesve të bankës, sipas të cilëve vjedhjet janë kryer përmes transfertave në llogari të ndryshme bankare.

Top Channel