Fizikë, fotografohet “vallëzimi” i elektroneve

05/06/2010 14:20

Një grup shkencëtarësh nga Cornell University kanë arritur të fotografojnë vallëzimin e elektroneve.

Shkencëtarët, në një studim të publikuar në “Nature”, sqarojnë se si kanë arritur të kapin për herë të parë pamjet e këtij “vallëzimi sekret”, në të cilin elektronet ndërrojnë formë nën kushte ekstreme të caktuara.

Kërkuesit kanë zgjidhur kështu një mister të gjatë 25 vjet, për të zbuluar se si këto copëza silleshin në metale.

Top Channel