Fuad Ramiqi, shqiptari i vetem ne anijen “Mavi Marmara” që u sulmua në fillim të javës nga specialet izraelite, është kthyer në Prishtinë.

Në një intervistë për Top Channel, Ramiqi deklaroi se ushtarët izraelitë qëlluan me synimin për të vrarë, pasi disa nga viktimat kishin plumb në ballë. Sa i perket qendrimit ne dhomat e paraburgimit, ai tha se shume vete aty jane torturuar.

Qytetare miq dhe familjare dolen ne aeroportin e Prishtines per t’i uruar mireseardhjen. “Na i moren te gjitha gjerat dhe na nxorren ne nje platforme te jashtme duke na lene te qendrojme ne gjunje. Na futen ne disa sallone me shume nxehtesi, pa uje pa buke dhe gjithe kohen ishim ne presioin te ushtareve”, shprehet ai.

Më tej ai shton se gjatë momentit që i kërkoi ndihmë ambasadorit maqedonas në Izrael, ky i fundit e provokoi duke i thënë se mund t’i drejtohej ambasadorit serb. Në fund të intervistës, Ramiqi tha se pas lirimit, ambasada e Kosovës në Turqi nuk ka mundur ta ndihmojë me të holla për t’u kthyer në vendlindje, gjë të cilën e kanë bërë miqtë e tij në Turqi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA