Rezistentë ndaj efekteve të kafesë

03/06/2010 12:30

Nëse jeni pjesë e asaj kategorie njerëzish që deklaron se pijnë kafen shpesh për të qëndruar zgjuar duhet të kuptoni se e gjitha kjo është iluzion.

Kush pi shumë kafe bëhet rezistent ndaj efekteve të saj.

Studimi është i publikuar në “Neuropsychopharmacology”, I realizuar nga Peter Rogers, një psikolog i Universitetit të Bristol në Angli.

Rogers ka përfshirë në studim 162 pirës të sasisë së paktë të kafesë dhe 217 të varur prej saj. Këtyre personave iu dha sasi e njëjte kafeje, si dhe filxhana me kafe false.

Nga studimi u vu re se si te ata që nuk e pinin kafen normalisht edhe te ata të përherëshëm nuk pati rritje ankthi,alarmi apo dhimbje koke si pas konsumimit të kafesë së vërtetë, ashtu edhe asaj false.

Top Channel