Obama në autobusin e linjës, thirrje pakënaqësie ndaj tij

03/06/2010 16:10

Presidenti Amerikan, Barack Obama i ka lënë të gjithë me goje hapur teksa ka zgjedhur mjetet publike për të lëvizur në qytet.

Kreu i shtetit më të fuqishëm të botës është shfaqur në autobus, tek i cili ka hipur për të shkuar në “Lincoln National Cemetery” për Ditën e Kujtesës.

Shumë prej udhëtarëve kanë përfituar nga rasti për të dalë në foto me presidentin, por disa të tjerë kanë shprehur pakënaqësinë për politikën e ndjekur nga kreu i Shtëpisë së Bardhe. Dikush ka ulëritur madje, duke e cilësuar presidentin amerikan një “genjeshtar”.

Top Channel