Hapësirë, fillon simulimi i misionit në Mars

03/06/2010 11:00

Fillon sot në Moskë simulimi i një misioni të plotë në Mars. Do të quhet “Mars 500” dhe vullnetarët (tre rusë, nje kinez, një italian dhe një francez) do të qëndrojmë në izolim për 520 ditë, duke ndarë katër konteinerë plus një i pestë që do duhet të simulojë ambientin marsian pas uljes.

Misioni do të drejtohet nga trajnuesi i astronautëve ruse, Alexei Sitec.

Si në një mision të vërtetë në Mars, ekuipazhi duhet të jetojë me ushqime të racionuara dhe me një komunikim të kufizuar me “Tokën”.

Top Channel